Arbëri

Hoxhaj për “Deutschlandfunk”: Berlini mbetet adresa më e rëndësishme politike në Evropë

Descriptive Text

Kandidati nga radhët e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, për radion gjermane “Deutschlandfunk”, ka thënë se askush më mirë se Berlini nuk e njeh rrezikun e populistëve dhe retorikës përçarëse.

Ai ka shtuar se për PDK-në, Berlini mbetet adresa më e rëndësishme në Evropë.

“Për radion publike gjermane “Deutschlandfunk”, e cila është radio e preferuar e diasporës sonë në Gjermani, fola për prioritetet tona në këto zgjedhje, për planin ekonomik, për politikën e jashtme, marrëdhëniet me Berlinin, investimet gjermane në Kosovë dhe për tema tjera me interes. Këto zgjedhje janë test i orientimit tonë perëndimor, demokracisë sonë, tregut dhe mediave të lira. Për këtë, qytetarët dhe diaspora jonë duhet të votojnë për PDK-në, e cila është diga e vetme kundër autoritarizmit në Kosovë. Këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për Berlinin se kënd do ta kenë partner në krye të Qeverisë së Kosovës. Askush më mirë se Berlini nuk e njeh rrezikun e populistëve dhe retorikës përçarëse. Për mua dhe PDK-në, Berlini mbetet adresa më e rëndësishme politike në Evropë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.