Arbëri

Gastronomët porosi politikanëve: Mos t’iu shkon mendja të na mbyllni pas zgjedhjeve

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i ka dërguar porosi partive politike që të mos mendojnë mbylljen e tyre pas përfundimit të zgjedhjeve, duke marrë shkas nga tubimet e fushatës.

‘’Mos t’iu shkon mendja me na mbyll pas zgjedhjeve me arsyetimin e rritjes së numrave ku vetë politika është shkaktari më i madh, protestat nuk do të kenë të ndalur. Andaj, mendoni edhe për neve dhe plotë sektorë tjerë që luftë e kanë ekzistencën, jo pushtetin, kur i bëni kalkulimet për vete’’, ka shkruar Kllokoqi.

Kllokoqi ndër të tjera thekson se heshtja e tyre përballë politikës nuk është frikë, por maturi e çdo gastronomi.