Arbëri

PZAP-ja i pranon si të bazuara 144 ankesa të mërgimtarëve, i refuzon 124

Foto: Ilustrim
 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, njofton të gjithë votuesit jashtë Kosovës, se nga 281 apele të paraqitura nga apeluesit përmes emailit, 144 apele i ka pranuar si të bazuara dhe ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në që këta votues t’i përfshijë në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës për të votuar.

Ndërsa 124 apele i ka refuzuar si të pabazuara pasi që parashtruesit e apelit nuk kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se të njëjtit në kuptim të nenit 5.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme/Lokale (LZP), i plotësojnë kushtet për tu regjistruar në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës dhe 13 apele i ka hedhur si të parregullta.