Arbëri

Hoxhaj: Së bashku do ta mbrojmë Kosovën nga kërcënimi i autoritarizmit

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj teksa ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë, ka thënë se është krenar me listën e Rimëkëmbjes dhe programin që ofron partia e tij.

Hoxhaj ka thënë se Kosova dhe kombi shqiptar janë mbi partitë dhe dallimet partiake dhe se PDK-ja këtë e ka trashëgimi nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Së pari dhe më e rëndësishmja: Kosova dhe kombi ynë janë mbi partitë dhe dallimet partiake. Ky parim është në ADN-në tonë politike. Kështu jemi brumosur së bashku në PDK. Këtë e kemi trashëgimi nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Së pari Kosova.

Duke shpalosur programin e PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, Hoxhaj ka thënë se së bashku me qytetarët PDK-ja do t’i del zot Kosovës përballë Serbisë dhe do ta mbrojë Kosovën nga kërcënimi i autoritarizmit.

Hoxhaj tha po ashtu në hapje të fushatës së PDK-ja do t’i rregulloj marrëdhëniet me miqtë dhe aleatët ndërkombëtar.

“Së bashku do ta bëjmë Kosovën një shtet me dinjitet. Një shtet ku sundon ligji. Së bashku do ta zhvillojmë Kosovën në çdo aspekt. Së bashku do ta ndreqim imazhin e Kosovës dhe do t’ia kthejmë krenarinë Kosovës. Së bashku për Rimëkëmbje!”, tha Hoxhaj.