Arbëri

Haradinaj: Kosova kërkon president të fortë, të gatshëm të ballafaqohet me Serbinë e Vuçiqin

Bartësi i listës së AAK-së, Ramush Haradinaj, kas thënë se Kosova ka nevojë për një president të fortë që punon për interesat shtetërore dhe që është i gatshëm të përballet me Serbinë dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Haradinaj ka shpallur kandidaturën për president të Kosovës.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 21 vitet e fundit, por dashuria, angazhimi dhe përkushtimi im për vendin mbetet i njëjtë. E kam parë gjithmonë si detyrë, t'i shërbej Atdheut atje ku mund ta bëj më së miri. Së pari si ushtar, pastaj si Kryeministër dhe tani edhe si President”, ka shkruar Haradinaj krahas videos së publikuar në rrjetin social Facebook. “Beteja për njohjen tonë të plotë, për një të ardhme të sigurt dhe të prosperuar për Kosovën dhe brezin tonë të ri, që siguron antarësim në NATO, BE dhe OKB, kërkon një President të fortë, që punon për interesat tona shtetërore dhe është i gatshëm të ballafaqohet me Serbinë e Vuçiqit”, ka përfunduar Haradinaj.