Arbëri

IKSHPK-ja furnizohet me 100 mijë teste PCR

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë është furnizuar me 100 mijë teste PCR, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Ministri në detyrë, Armend Zemaj ka thënë se testet janë dorëzuar me qëllim të forcimit të kapaciteteve për testim në masë. Po ashtu, MSH-ja i ka dorëzuar SHSKUK-së edhe 16 ventilatorë.

“Ashtu siç kemi premtuar, sot i kemi dorëzuar edhe 16 ventilatorë të tjerë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për të shtuar kapacitetet e trajtimit klinik të pacientëve”, thuhet në njoftim.

MSH-ja thotë se testet e dorëzuara janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare, me huamarrje nga Banka Botërore, ndërsa janë siguruar përmes shërbimeve të prokurimit të UNOPS-it.