Arbëri

Latifi-Nushi apelon për kujdes nga uji i bunarëve

Koordinatorja e Departamentit për monitorimin e cilësisë së ujit pranë IKSHPK-së, Burbuqe Latifi-Nushi, në emisionin SOT të KTV-së ka folur për cilësinë e ujit pas reshjeve të fundit të shiut.

 

Koordinatorja e Departamentit për monitorimin e cilësisë së ujit pranë IKSHPK-së, Burbuqe Latifi-Nushi, në emisionin SOT të KTV-së ka folur për cilësinë e ujit pas reshjeve të fundit të shiut.

Ajo ka thënë se cilësua e ujit është në përgjithësi në rregull, por se mungon sasia, pasi kompanitë apo fabrikat e prodhimit të ujit, për arsye të ngritjes së turbullirave si pasojë e shiut, janë të detyruar të minimizojnë kapacitetin.

“Cilësia e ujit në përgjithësi është në rregull, bazuar në analizat që i bëjmë në baza ditore në IKSHPK. Mungon sasia, pasi kompanitë dhe fabrikat e prodhimit të ujit, për arsye të ngritjes së turbullirave si rezultat i shirave, janë të detyruar të minimizojnë kapacitetin, siç është rasti me fabrikën në Shkabaj. Për këtë arsye disa pjesë të rajonit të Prishtinës, janë të detyruar të aplikojnë restriksione apo ndërprerje të ujit për një kohë të caktuar, brenda ditës”, ka deklaruar Latifi-Nushi.