Arbëri

Hoxhaj godet Kurtin e Osmanin për vizitën në veri: U ndalën nga disa fëmijë serbë

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxha, ka komentuar vizitën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në veri të Mitrovicës. Ai ka thënë se të dy shkuan atje për një grusht votash, për që sipas tij, kolona e tyre u ndal nga të rinjtë serb 15-vjeçarë.

Hoxhaj tutje ka thënë se kur ishte PDK-ja në pushtet dhe Hashim Thaçi president, ata shkuan lirshëm në veri.

"Imagjinoni Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, e cila u ngut 1 orë pasi shkoi Hashim Thaçi, dje bëri turrë për një grusht votash bashkë me kryeministrin e famshëm, drejt veriut. Dolën 15 fëmijë serb e ndalën kolonën e U.D. të Presidentit, e ndalën ish-kryeministrin. Unë ju them qe në vitin 2011 i kemi qitë pikat. Në 2017 ne e kemi ndaluar trenin të cilën donte Vuçiqi me përdor për fushatë. Kur e kemi ndalur trenin, AKI e ka pasur njeriun brenda në tren. Në 2018 i kemi thënë Gjuriqit nëse donë me hy në Kosovë lyp leje. Nuk ka lyp leje e kemi arrestu dhe e kemi ngreh zhag nëpër Prishtinën. Në 2019 presidenti jonë ka ecur me anije në Ujman", ka theksuar ai.

Hoxhaj këto komente i ka bërë gjatë një vizite sot në Klinë, ku ka takuar veteranët.

Ai ka thënë se PDK-ja po hyn në këto zgjedhje për ta rimëkëmbur Kosovës, për ta bërë një shtet të fortë, edhe pse kjo është një situatë e jashtëzakonshme pa praninë Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ai u ka premtuar veteranëve të Klinës, që me ardhjen e tij në pushtet me 2 për qind të bruto-produktit do të përmbyllin transformimin e FSK-së në vitin 2025. Ai ka shtuar se vendimi i tij i parë, do të jetë rritja e pensioneve prej 170 në 300 euro.