Arbëri

Në vendimin për Kurtin, Supremja vë në pikëpyetje aktgjykimin e Kushtetueses

 

Edhe pse Gjykata Supreme ia ka ndaluar kandidimin për deputetë të dënuarve për vepër penale në tri vitet e fundit, kjo gjykatë ka vënë në pikëpyetje aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që ishte bazë e këtij vendimi.

Supremja të premten vendosi që kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe disa kandidatëve të partive të ndryshme t’u ndalohet kandidimi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, bazuar në aktgjykimin që Kushtetuesja kishte nxjerrë në vendimin për deputetit Etem Arifi në të cilin vendosi se cilido person që është i dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit nuk ka të drejtë të garojë për deputet.