Arbëri

Nagavci: Qeveria Kurti 2 është realitet i ri

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas vendimit që Gjykata Supreme mori vendim duke ia ndaluar kandidimin për deputet liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

Në një shkrim në Facebook, Nagavci ka thënë se “Qeveria Kurti 2 është realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur”.

“E nderuar që në rrugëtimin politik jam e rreshtuar drejt e në anën e duhur. Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës. Edhe kësaj radhe, më të shumtë në numër e më të fuqishëm do të dalim”, ka shkruar ajo.