Arbëri

Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e Shoqatës së Transportit Rrugor

Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e Shoqatës së Transportit Rrugor
 

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar një marrëveshje të parimeve për ta mbështetur Shoqatën e Transportit Rrugor të Udhëtarëve.

Ministri Abrashi tha se kjo marrëveshje do të shërbejë që të ruhen vendet e punës në këtë sektor, duke dhënë garanci se në bashkëpunim me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami, do të gjenden modalitetet që të mbështetet ky sektor.