Arbëri

Kontrata e përgjithshme kolektive, peng i politikës qe tre vjet

Kanë kaluar më shumë se tre vjet qëkurse Kontratës së përgjithshme kolektive i ka skaduar vlefshmëria dhe kjo po ua pamundëson shumë punëtorëve në Kosovë që t’i gëzojnë të drejtat e tyre që dalin nga kjo kontratë.

Zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale thanë për KOHËN se në vitin 2018 Këshilli Ekonomiko–Social kishte mandatuar Komisionin profesional për legjislacionin trepalësh, i cili ka punuar në negocimin dhe hartimin e Marrëveshjes së re kolektive.