Arbëri

Komandanti shqiptar Shehu po intervistohet në Hagë

Komandanti shqiptar Shehu po intervistohet në Hagë
 

Prokurorët special në Hagë paraditen të mërkurës nisën intervistimin e ushtarakut shqiptar Adem Shehu, i cili drejtoi formacionet ushtarake në UÇK, raporton Top Channel.

Komandanti Adem Shehu mbërriti në Hagë paraditen e të martës dhe të mërkurën në ora 11:00 nisi seanca e parë e intervistimit e cila pritet të vijojë edhe gjatë ditës së sotme.