Arbëri

Transparency International: Shqipëria, Kosova asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit

Transparency International: Shqipëria, Kosova asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit
 

Viti 2020 solli një tablo të zymtë përsa i takon korrupsionit në botë, ku shumica e vendeve ka bërë pak ose aspak përparim në drejtim të luftës ndaj kësaj dukurie. Në raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë, organizata Transparency International thotë se korrupsioni jo vetëm minoi përgjigjen globale ndaj pandemisë COVID-19, por kontribuoi në një krizë të vazhdueshme të demokracisë. Sipas Transparency International, dy të tretat e vendeve ose kanë mbetur në vend ose kanë pësuar rënie përsa i takon luftës kundër korrupsionit. Shqipëria dhe Kosova kishin 36 pikë në një sistem llogaritjeje të indeksit ku 100 pikë do të thotë mungesë korrupsioni dhe zero, korrupsioni më i lartë.

Korrupsioni vazhdon të mbetet një problem madhor në Shqipëri dhe Kosovë, që pengon përparimin demokratik dhe frenon aspiratat e qytetarëve për një jetë më të mirë, sipas Transparency International.