3 perditesime
21:14

Dushi: VV-ja po e shfrytëzon situatën për të aktruar

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Florian Dushi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje është në situatën ku është me iniciativën e vet, me veprimet e veta në Gjykatën Kushtetuese. Ai thotë se asnjë subjekt politik nuk i ka faj Vetëvendosjes, se nuk i janë certifikuar pesë kandidatë, përfshirë edhe bartësi i listës Albin Kurti.

Dushi në DESKUN e KOHËS ka thënë se VV-ja është duke shfrytëzuar këtë situatë për të aktruar, se si po ndalohen nga tjerët.

“Së fundi edhe kryetari i LDK-së e të gjithë e kemi thënë se politikisht jemi në rregull. Ata kanë marrë pjesë në zgjedhje me të njëjtin bartës të listës dhe nuk do të na pengonte asgjë dhe nuk është diçka që i ka ardhur nga ne apo subjektet tjera politike. Ta sqarojmë, këtu janë me iniciativën e tyre dhe veprimet e tyre te Kushtetuesja. Asnjë subjekt tjetër politik nuk ka faj. Ata duhet të merren me vetveten. Problemi është se ata këto situata i përdorin më së miri, për me aktëru qysh dikush s’po i len, krejt kohën dikush po i ndal, sepse këtë vend do ta bënin parajsë. Në momentin e parë kur sfidohen nga institucionet e ligji, të njëjtit dështojnë të japin shembull se respektojnë ligjin. Politikisht jemi në rregull, jemi të lumtur që ai të ishte bartës i listës. Por, jemi këtu me punë, veprimet dhe iniciativën e tyre”, ka thënë Dushi.

21:04

Gjoshi: Supremja tejkaloi kompetencat me vendimin për Zafir Berishën

Ish-përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Betim Gjoshi, ka thënë se Gjykata Supreme kishte tejkaluar kompetencat e veta kur mori vendimin në rastin e Zafir Berishës në vitin 2017, duke i lejuar atij të kandidonte në zgjedhje për kryetar të Prizrenit.

Supremja atëbotë kishte thënë se KQZ-ja nuk ka të drejtë të decertifikojë Berishën, ani pse ai ishte ndër kandidatët që ishte dënuar me aktgjykim të prerë nga gjykata në tri vitet e fundit.

Ai ka folur për vendimin e PZAP-it për të mos certifikuar kandidatët që kanë probleme me ligjin, përfshirë edhe bartësin e listës së VV-së, Albin Kurti. VV-ja e AAK-ja kanë qenë ndër partitë që janë ankuar sot në Supreme.

“Si politikan nuk më bën përshtypje se kush është në listën zgjedhore, por jam i shqetësuar me atë se çfarë relacioni kanë njerëzit me rendin dhe ligjin, e sidomos ata që pretendojnë me drejtu këtë vend ose pretendojnë me fitu poste publike. Në rastin konkret e kemi parë se si ka ardhur deri te presioni me një vendim të Gjykatës Supremes të vitit 2017, që nëse merren inçizimet e asaj kohe kishin deklaruar se si Supremka me vendimin që mori atëherë, i ka lejuar gjithë qytetarëve të jenë kandidatë për deputetë edhe kriminelëve serbë që kanë mundur të kryejnë krime në Kosovë. Kam qenë i shqetësuar dhe kam qenë në ekurën e secilit në KQZ, përfshirë edhe zonjës Valdete Daka. Gjatë kohës sa kemi punuar bashkë, kam pasur ndoshta mospajtime, por kam qenë i shqetësuar kur filluan kërcënimet ndaj saj. Partitë që kanë mendësi totalitare, e që i takojnë shekullit të kaluar, nuk kanë vend në Kosovë”, ka deklaruar Gjoshi në DESKUN e KOHË. “Vendimi që e ka marrë në vitin 2017 Supremja, është objekt trajtimi edhe nga vet Kushtetuesja. Edhe ajo ka treguar se Supremja në atë kohë nuk ka pasur të drejtë. Supremja nëse respekton ligjin, Kushtetutën, duhet të vërtentonte vendimin e PZAP-it që ka marrë kësaj radhe, duke marrë parasysh se edhe vet kryetari i PZAP-it vjen nga radhët e gjyqtarëve të Supremes. Rasti i vitit 2017 për mua është i dyshimtë. Po të kishte ekzistuar një prokuror normal në atë kohë do të merrej me atë rast. Vet kam kërkuar në atë kohë si pjesë e KQZ-së të di si erdhi te vendimi. Supremja kaloj kompetencat e veta që i kishte. Ata merren me interpretim të Kushtetutës. Janë munduar të zëvendësojnë Kushtetuesen. Nuk kishte atëherë kush ta sfidonte. Erdhi viti 2019 dhe u trajtua e u hudhë poshtë si e padrejtë edhe ajo pjesë e vendimit të Supremes”.

21:00

Gjoshi: Ligji për Zgjedhjet ka mangësi të mëdha

Ish-anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se Ligji për Zgjedhje ka shumë defekte.

Ai thotë se ka qenë pjesë e grupit punues tri herë për Ligjin për Zgjedhje, por sipas tij kanë qenë këto parti që sot e sfidojnë KQZ-në që nuk e kanë shtyrë më tutje dhe e kanë penguar reformën zgjedhore.

“Ligji ka mangësi, dhe një prej tyre është edhe kriteret që ka. Disa nene edhe janë të tejkaluara. Mënyra qysh i trajton veprat penale është e gjerë dhe e padrejtë. Nuk e kemi ditë sot për këtë nen të ligjit, ka vite që e kemi ngrit zërin, por për të njëjtin nen është ra Qeveria, është shpërbërë Kuvendi i Kosovës. Të njëjtit persona që sot e kundërshtojnë, me të kanë kërkuar që të rrezohet Qeveria”, ka thënë ai.

Gjoshi ka thënë se si subjekt politik i kanë plotësuar vërejtët që i kanë pasur. Ai shton se ligji ndoshta është i padrejtë por institucionet duhet ta respektojnë.

“Ky ligj i lejon një njeriut që i ka lind babai në vitin 1998 me të drejtë të votimit pa e pasur shtetësinë e Kosovës. Ne presim që kur të pëlcasë skandali të merremi me atë. E drejta e votimit keqpërdorët jashtëzakonisht shumë gjithashtu edhe vrimat e ligjit keqpërdoren”, ka thënë ai.

20:41

Dushi: Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar gjithçka

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Florian Dushi ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e pjesëmarrjes në zgjedhje për personat të cilët kanë aktgjykim të formës së prerë, ka sqaruar gjithçka.

Ai në DESKU-n e KOHËS ka thënë se duke respektuar vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, ish-deputeti Etem Arifi është certifikuar nga KQZ-ja për zgjedhjet e vitit 2019, por sipas tij, kur shihen aktgjykimet tash vërehet se njëjtë janë certifikuar edhe Albin Kurti dhe të tjerët.

“Duke pasur precedentin penal, janë certifikuar dhe kanë qenë pjesë e Kuvendit ngjashëm në kundërshtim me ligjin sikur Etem Arifi. Por çka ka ndodhur me aktgjykimin e Kushtetues unë mund të them se ka sqaruar gjithçka madje edhe atë çfarë Gjykata Supreme ka bërë”, ka thënë ai..

Dushi ka thënë se “Gjykata Supreme nuk ka pasur të drejtë në atë kohë sepse janë edhe një numër tjetër i dispozitave kushtetuese që e rregullojnë në mënyrë më specifike aspektin e zgjedhjes sidomos të drejtës për t’u zgjedhur”.