Arbëri

Në Shqipëri po qarkullon një variant i ri i koronavirusit

Në Shqipëri po qarkullon një variant i ri i koronavirusit
 

Tiranë, 27 janar - Në Shqipëri është konfirmuar qarkullimi i një lloji të ri të virusit, porse ende nuk është identifikuar saktësisht. Kjo është bërë e ditur nga nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Dritan Ulqinaku.

“Është virus ndryshe, është koronavirus, por ndryshe nga koronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në Shqipëri. Nuk jemi akoma në gjendje të themi që është nga Brazili apo i Afrikës së Jugut, apo Anglisë”, u shpreh Ulqinaku.