Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka refuzuar të takohet me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, pasi ky i fundit ishte vonuar në takim.
Azemi ka thënë se Hoti është vonuar në takim për 15 minuta.
Prandaj, sipas tij, tani për tani ata nuk janë të gatshëm që asnjë subjekti politik dhe as kryeministrit në detyrë t’ ia falin asnjë minutë pa ua përmbushur kërkesat që kanë.
Azemi ka theksuar se pagesat që i kanë kërkuar Qeveria i ka pranuar, mirëpo thotë se ato ende nuk janë bërë.
“Në fakt me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, sot është caktuar dita ku do të takohemi në orën 09:30. Megjithatë do të thotë kryeministri është vonuar më shumë se 15 minuta dhe ne e kemi disiplinën tonë që nuk i falim asnjë minutë askujt. Kanë qenë dy arsye pse kryeministri është vonuar 15 minuta dhe arsyeja e dytë sepse ne kemi pasur informacione që në një farë forme që takimi do të jetë për premtimet për të ardhmen dhe ne si sindikatë tani më jemi shumë të njohur për punëtorët dhe nuk kemi nevojë të marrim premtime prej askujt”, ka thënë ai për “Ekonomia Online”.