Arbëri

Ambasadori amerikan Kosnett kërkon respektimin e vendimit për pronën e Manastirit të Deçanit

Ambasadori amerikan Kosnett kërkon respektimin e vendimit për pronën e Manastirit të Deçanit
 

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi sot se mosbindja ndaj sundimit të ligjit nga disa qeveri të udhëhequra nga parti të ndryshme të Kosovës, vë në pikëpyetje angazhimin e vendit për drejtësi të barabartë.

“Ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të rasteve në të cilat institucionet e Kosovës kanë dështuar të veprojnë brenda ligjit dhe të zbatojnë vendimet e gjyqësorit. Në vitin 2016, pas shumë vitesh të procedurave gjyqësore, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Kishës Ortodokse Serbe mbi disa hektarë tokë. Megjithatë, me mbështetjen e heshtur të zyrtarëve të lartë dhe udhëheqësve të partive – përgjatë disa qeverive të udhëhequra nga parti të ndryshme politike, për gati pesë vjet – zyrtarët kadastralë të nivelit qendror dhe lokal nuk zbatuan vendimin për regjistrimin e ligjshëm të tokës së kishës”, thuhet në një deklaratë të Kosnettit.