Arbëri

Zëdhënësi i VV-së: Fitorja do të jetë madhështore

Descriptive Text

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, ka thënë se fitorja e kësaj partie do të jetë madhështore.

Ai ka reaguar në Facebook pas vendimit të PZAP-së për moscertifikimin e kandidatëve që kanë probleme me ligjin.

“Një sistem i tërë përballë të drejtës së pashmangshme. Prandaj fitorja do të jetë madhështore”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Ka reaguar edhe zëdhënësi tjetër i VV-së, Arlind Manxhuka.

“LV-ja do të jetë me Albin Kurtin në zgjedhje e me Albin Kurtin kryeministër. Regjimi i vjetër e fake news-t nuk mund ta hutojnë askënd. #KREJTdheDREJT”, ka shkruar Manxhuka.