Arbëri

Partitë i fshehin shpenzimet e parafushatës

Partitë i fshehin shpenzimet e parafushatës
 

Në mungesë të legjislacionit që rregullon çështjen e parafushatës, partitë politike nuk japin llogari për shpenzimet në aktivitetet e organizuara për zgjedhjet e 14 shkurtit. Subjektet që janë në Qeveri i kanë vënë në shërbim të fushatës edhe vendimet e Ekzekutivit. Derisa partitë nuk kanë treguar për shpenzimet e parafushatës, as ato që planifikojnë t’i shpenzojë gjatë fushatës, përfaqësues të shoqërisë civile thonë se subjekteve po iu konvenon një situatë e tillë

Prishtinë, 25 janar - Të papenguara subjektet politike po vazhdojnë parafushatën, duke e shfrytëzuar vakumin ligjor i cili pamundëson sanksione për këto aktivitete. Mbështetur në planin operacional të Komisionit Qendror Zgjedhor, zyrtarisht fushata nis prej 3 dhe vazhdon deri më 12 shkurt. Por partitë qe disa javë kanë filluar aktivitetet e tyre.