Arbëri

Buleshkaj: Vendimi i PZAP-së besoj se do e sqarojë situatën

Buleshkaj: Vendimi i PZAP-së besoj se do e sqarojë situatën
 

Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive dhe Certifikim, Yll Buleshkaj, ka deklaruar se vendimi i nesërm që pritet të merret nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, do sqarojë tërë situatën e krijuar për certifikimin e kandidatëve dhe subjekteve politike.

Buleshkaj ka deklaruar në Express të KTV-së se PZAP-ja do merret me secilin rast konkretisht dhe do sjell një vendim i cili do jetë i përshtatshëm për të gjitha subjektet politike.