Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot 23 gjyqtarë të rinj.
Sipas njoftimit kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, iu ka uruar mirëseardhje gjyqtarëve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend.
Çoçaj ka kërkuar nga gjyqtaret e rijnë përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.
“Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGjK. Gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër shtatë (7) gjykatat themelore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.