Arbëri

Një kosovar nga Belgjika e dërgon variantin britanik të koronavirusit në Slloveni

Një kosovar në Slloveni është infektuar me variantin britanik të koronavirusit. Kryeministri slloven, Janez Jansha, ka bërë të ditur se shtetasi i Kosovës kishte shkuar nga Belgjika në Slloveni për qëndrim të përkohshëm, njofton agjencia sllovene STA.

Ky është rasti i parë i variantit britanik të COVID-19 i regjistruar në Slloveni. Ndërkohë, Britania e Madhe është duke u përballur me këtë variant tash e disa muaj.