Arbëri

Mbi 122 mijë persona ende me dokumente të UNMIK-ut, hiqen nga lista e votuesve

Mbi 122 mijë persona ende me dokumente të UNMIK-ut, hiqen nga lista e votuesve
Foto: Ilustrim
 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hequr nga lista votuese 133 mijë e 678 persona, që ose kanë vdekur, ose përdorin ende dokumentet identifikuese të UNMIK-ut.

Të dhënat nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për personat mbi moshën 65-vjeç tregojnë se janë 23 mijë e 588 persona që u është ndërprerë pensioni pasi kanë vdekur. KQZ-ja përmes Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve ka konfirmuar këto të dhëna, nga të cilat ka dalë se janë 11 mijë e 86 persona të vdekur dhe ka hequr nga lista të gjithë ata emra, thuhet nga KQZ-ja.