Arbëri

Kryeshefi i Zyrës për Certifikim ankohet se ndaj tij është përdorur gjuhë denigruese

Kryeshefi i Zyrës për Certifikim ankohet se ndaj tij është përdorur gjuhë denigruese
 

Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive dhe Certifikim, Yll Buleshkaj, u ka dërguar letër kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës dhe anëtarëve të tjerë lidhur me zhvillimet e fundit për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.

Buleshkaj ka deklaruar se gjuha e përdorur nga anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani, dhe e lejuar nga kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, nuk kishte të bënte asgjë më rendin e ditës. Ai ka shkruar se fjalër e përdorura nga Elshani, ia cenojnë personalitetin dhe sigurinë fizike.