Arbëri

Sot rinisin reshjet, paralajmërohen vërshime të reja në disa zona

Sot rinisin reshjet, paralajmërohen vërshime të reja në disa zona
Foto: Besart Ujkani & Arben Llapashtica \ KOHA
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon vërshime të reja në Kosovë.

Reshjet të cilat pritet të fillojnë gjatë ditës së shtunë, sipas IHMK-së fillimisht do të përfshijnë pjesën perëndimore të Kosovës (brezin malor të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatar deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta.