Arbëri

IKSHPK-ja: Numri i rasteve është brengosës, respektoni masat anti-Covid

IKSHPK-ja: Numri i rasteve është brengosës, respektoni masat anti-Covid
Foto: KOHA
 

Derisa në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 14 të vdekur nga koronavirusi, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, u ka bërë thirrje qytetarëve për zbatim të masave.

Përmes një komunikate, IKSHPK-ja shkruan se numri i rasteve vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e neglizhimit të masave.