Arbëri

Gërguri: Partitë te kenë kujdes për gjuhën që përdorin dhe formën e realizimit të fushatës

Gërguri: Partitë te kenë kujdes për gjuhën që përdorin dhe formën e realizimit të fushatës
 

Dren Gërguri, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, ka folur mbi diskursin politik në prag të zgjedhjeve në Kosovë. Ai në Express Intervistë tha se në mënyrën e komunikimit publik ka ndikuar edhe pandemia me COVID-19.

“Te ne është praktikë që kur kuptohet se kemi zgjedhje, të fillohet një fushatë parazgjedhore. Çka e karakterizon këtë herë është që në një formë e kemi një gjuhë që nuk i bën mirë as shoqërisë, as partive duke e proklamuar atë lloj komunikimi që po e shohim. Edhe pandemia ka ndikuar në këtë gjuhë. Nga marsi e tutje kemi pasë rritje të shkallës së gjuhës fyese në rrjete sociale dhe tash tematika ka ndryshuar por ai nivel i gjuhës ka mbetur i njëjtë”, tha ai.