PDK-ja heq nga lista Argjend Tashollin, është i dënuar për rrahje

PDK-ja heq nga lista Argjend Tashollin, është i dënuar për rrahje
Partia Demokratike e Kosovës ka larguar nga lista kandidatin Argjend Tasholli.
Sipas zëdhënësit të kësaj partie, ky kandidat është hequr për shkak se është i dënuar për një rrahje.
“Është larguar për shkak të KGJK-së. Është i dënuar për një rrahje”, ka thënë Avni Bytyçi për KOHËN.
Ndërkaq, ky është zëvendësuar me kandidatin e ri Alban Bislimaj.
PDK-ja largon nga lista kandidatin që nuk e ka kaluar verifikimin
Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se do ta respektojë vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe do ta largojë nga lista kandidatin që nuk i plotëson kushtet e parapara për ceritfikim, sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të publikuar në dhjetorin e vitit të kaluar.
“Partia Demokratike e Kosovës ka ndjekur gjithmonë praktikën e moskandidimit të personave të dënuar apo të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Kjo praktikë do të vazhdojë edhe në këto zgjedhje, pavarësisht lëshimit që është bërë në listën e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Partia Demokratike e Kosovës do ta respektojë vendimin e KGJK-së, duke larguar nga lista kandidatin që nuk i plotëson kushtet e parapara, sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të publikuar në dhjetor të vitit 2020. Respektimi i plotë i normave që përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktet e tjera ligjore për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, janë kritere të domosdoshme për ta garantuar integritetin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë. Partia Demokratike e Kosovës respekton çdo vendim të institucioneve përgjegjëse dhe fton të gjitha subjektet politike në Kosovë, që të bëjnë fushatë të dinjitetshme, duke e respektuar procesin zgjedhor”, thuhet nga PDK-ja.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

MSH-ja arsyetohet pas dështimit për të siguruar vaksinat, pranon se s'ka marrëveshje me Pfizerin

Kompanitë e mbeturinave kërkojnë mbështetje financiare nga Qeveria

Mësimdhënësit marrin shtesat e para prej 100 eurosh

IKSHPK-ja apelon për respektim të masave, del me rekomandime

Kurti: Vendosja e ambasadës në Jerusalem do të shqyrtohet, marrëdhëniet me Izraelin janë të rëndësishme

SRF: Serbia po e përdor pandeminë për të demonstruar forcën karshi Kosovës

Nëntë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, 467 të infektuar

Vuçiqi thotë se Radojçiqi e kaloi poligrafin sa i përket vrasjes së Ivanoviqit, por jo edhe për tema të tjera

Dështon seanca për Kishën Ortodokse në kampusin e UP-së

Berisha: Do të kërkojmë anulimin e votave të orkestruara nga Lista Serbe

Hoti premton pagesë shtesë për zyrtarët e Shërbimit Korrektues, pezullohet protesta
