Arbëri

Rohde: Procesi i certifikimit është i përcaktuar me ligj, palët të respektojnë procesin që është në zhvillim

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, për zgjedhjet në Kosovë ka thënë se procedurat e certifikimit të kandidatëve janë të përcaktuara me ligj dhe përfshijnë edhe mundësinë e ankesës.

Ai i ka bërë thirrje palëve që të respektojnë procesin që është ende në zhvillim dhe të lihen institucionet e pavarura dhe organet relevante gjyqësore të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje.

“Zgjedhjet në Kosovë – mendimi im: Ne presim gjithë institucionet e Kosovës të garantojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente të kryera në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore, përfshirë edhe certifikimi i kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura janë të përcaktuara me ligj dhe përfshijnë mundësinë e ankesës. Gjitha palët duhet të respektojnë procesin që po zhvillohet dhe rregullat dhe udhëzimet përkatëse të cilat garantojnë zgjedhje fer dhe transparente. Është me rëndësi që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, ka shkruar Rohde në Twitter.