1 perditesime
Arbëri

Ndahen 1 milion euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet

Ndahen 1 milion euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet
Foto: Arben Llapashtica
14:47

Ndahen 1 milion euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milion euro për kompensimin e dëmeve nga vërshimet të cilat ndodhen javën e parë të janarit.

Sipas një njoftimi për media ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

“Për këtë qëllim janë ndarë 1 milion euro që do të përdoren për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në objektet e banimit si pasojë e vërshimeve të javës së parë të janarit 2021. Ministria e Pushtetit Lokal do të caktojë kriteret për kompensim dhe do të themelojë komision ndërministror për verifikim, vlerësim dhe koordinim të procesit të ndarjes së mjeteve nëpër komuna. Sipas vendimit, dëmet në infrastrukturë do të mbulohen nga buxhetet komunale ndërsa dëmet në bujqësi do të kompensohen nga buxhetet komunale dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu Qveria pas shqyrtimit të Udhëzimit Administrativ për Menaxhimin e Mbeturinave të Rrezikshme, të njëjtin e ka miratuar.

“Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim përcaktimin e rregullave të grumbullimit, ndarjes në lloje, magazinimin, transportimin, trajtimin, deponimin dhe paketimin e mbeturinave të rrezikshme. Udhëzimi përcakton edhe kushtet që duhet t’i plotësojnë objektet për menaxhim të mbeturinave të rrezikshme, ndërmarrjen e masave të mbrojtjes së punëtorëve që menaxhojnë mbeturina të rrezikshme si dhe parandalimin e përdorimit të substancave të rrezikshme dhe krijimit të mbeturinave të rrezikshme”, thuhet në komunikatën e dërguar.

14:21

Hoti: E kemi ndarë fondin për dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka njoftuar se është ndarë fondi për çështjen e vërshimeve dhe po presin kërkesat nga komunat.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.

Hoti ka thënë se janë munduar si qeveri që me resurset e saj t’i mbështesin projektet jo vetëm në Gjilan por edhe në komunat tjera.

Ai tutje ka folur edhe për sondazhet në media.

“Mos i shihni sondazhet, vendimi i qytetarëve do të shihet më 14 shkurt. Nuk është një like në Facebook. Jemi të organizuar dhe do të dalim fitues në këto zgjedhje.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se kanë arritur që të zgjidhin problemet e komunës në infrastrukturë.

Ai ka thënë se ia kanë paraqitur Qeverisë shumën e dëmeve të cilat janë shkaktuar nga vërshimet.