Arbëri

Brezovica sërish në listën e premtimeve parazgjedhore: Hoti do ta kthejmë në qendër ndërkombëtare

Descriptive Text

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot ka vizituar Brezovicën dhe në takim me disa skitarë atje, ai u ka premtuar se kjo qendër do të kthehet në qendër ndërkombëtare.

Ai i ka lidhur investimet në këtë qendër me zotimet e Uashingtonit, të datës 4 shtator 2020.

“Kishim një bisedë të mirë me disa nga skitarët, për kushtet që janë këtu dhe për nevojën që ka kjo qendër për ta revitalizuar plotësisht. Marrëveshja e Uashingtonit do të konkretizohet dhe Brezovica do të bëhet qendër ndërkombëtare e skijimit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Në fakt, Brezovica ka kohë që merret në gojë gjatë fushatave parazgjedhore, por deri më tash nuk është investuar asgjë.

Ishte edhe një projekt për “Brezovicën e re”, ku parashikoheshin investim prej 300 milionë eurosh, por edhe kjo ka dështuar.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.