Arbëri

Sindikata e punëtorëve ngre shqetësimin për ndryshimin e rregullores së brendshme në Aviacionin Civil

Sindikata e punëtorëve ngre shqetësimin për ndryshimin e rregullores së brendshme në Aviacionin Civil
 

Sindikata e punëtorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil (SPAAC) ka shprehur indinjatë lidhur me mungesën e transparencës gjatë procesit të ndryshimit të rregullimit të brendshëm dhe strukturës organizative së AAC, të cilën thotë ta ketë iniciuar Drejtori i Përgjithshëm i AACsë.

SPAAC përmes një komunikate për media thotë se që nga inicimi i procesit me rastin e krijimit të Grupit Punues për hartimin e Projekt-rregullores për organizimin e brendshëm të AAC-së, ka kërkuar informata dhe transparencë në lidhje me procesin, përmes shkresave dhe takimit të mbajtur me Drejtorin e Përgjithshëm.