Arbëri

Ish-ushtari dhe kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj, ftohet nga Specialja

Ish-ushtari dhe kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj, ftohet nga Specialja
 

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Has ka njoftuar se Nezir Çoçaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Në një njoftim të OVL-së së UÇK-së bëhet e ditur se gjatë ditëve në vijim Çoçaj, ish-pjesëtar i UÇK-së, do të paraqitet për intervistim. Në një përgjigje të shkurtër për KOHËN, edhe Çoçaj ka konfirmuar se ka marrë ftesën nga Prokurori i Specializuar.