Arbëri

Ahmeti bën thirrje për ndryshime kushtetuese

Ahmeti bën thirrje për ndryshime kushtetuese
Në foto: Shpend Ahmeti (djathtas) me kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti, që është ndër emrat më të përfolur në publik për shkak të dënimit që kishte marrë më 2018.
 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje për ndryshime kushtetuese për të qartësuar procesin e formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit, afatin 15-ditor nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe certifikimin e kandidatëve të dënuar nga gjykata.

Në prag të zgjedhjeve të reja, Ahmeti ka thënë se sa herë që ka vendime të Gjykatës Kushtetuese, flitet për mangësi dhe zbrazëtira të Kushtetutës.