Arbëri

Vasfije Krasniqi: Do t’i përfaqësoj të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit

Vasfije Krasniqi: Do t’i përfaqësoj të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit
 

Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja e parë e cila foli publikisht për tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit në listën e Lëvizjes Vetëvendosjes.

Ajo thotë se ia ka mësyrë ulëses së Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të përfaqësojë edhe më aktivisht të mbijetuarat e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë. Krasniqi-Goodman shkruan se përfaqësimi i kësaj kategorie do të jetë një sfidë për të meqë kërkon sforcim shpirtërore e emocionale, por thekson se do të punojë me dëshirën më të madhe për këtë.