Arbëri

Për shkak të dëmeve nga vërshimet, Ura e Drinit të Zi në Kukës nuk mbaron në vitin 2021

Për shkak të dëmeve nga vërshimet, Ura e Drinit të Zi në Kukës nuk mbaron në vitin 2021
 

Kukës, 17 janar - Ura e madhe mbi lumin Drini i Zi në afërsi të Kukësit nuk do të përfundojë as në vitin 2021. Shirat e janarit, krahas përmirësimit të situatës hidrike në Shqipëri, kanë penguar punën për ndërtimin e urës së madhe në Liqenin e Fierzës, vepra më e madhe inxhinierike e Rrugës së Kombit, pas tunelit të Kalimashit.

Shirat e mëdha të muajit janar ku prurjet arritën deri në 3000 metër kub ujë në sekondë në Liqenin e Fierzës kanë rritur nivelin e këtij liqeni, duke përmbytur njëherësh edhe shpatullat ku do të vendoseshin këmbët e urës.