Arbëri

Të hënën hapen shkollat, SBASHK-u sërish kërcënon me grevë

Të hënën hapen shkollat, SBASHK-u sërish kërcënon me grevë
 

Prishtinë, 17 janar - Pas një muaji pushim, mbi 345 mijë nxënës të nivelit parauniversitar të hënën pritet t’u rikthehen bankave shkollore për të nisur gjysmëvjetorin e dytë. Procesi mësimor do të fillojë në shkolla sipas skenarit A dhe varësisht nga situata me pandeminë mund të kalohet në skenarin B - mësim i kombinuar, ose në skenarin C - mësim nga distanca.

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ka uruar të dielën nxënësit e mësimdhënësit me rastin e fillimit të periudhës së dytë mësimore. Përmes një postimi në Facebook ai ka kërkuar kujdes të shtuar dhe respektim të masave anti-COVID për të ruajtur shëndetin.