Arbëri

Telekomi paguan këstin e borxhit ndaj “Z-Mobile”, punëtorët mbesin pa paga

Telekomi paguan këstin e borxhit ndaj “Z-Mobile”, punëtorët mbesin pa paga
 

Prishtinë, 17 janar - Mbi 720 mijë euro kanë kaluar nga llogaritë e Telekomit në atë të “Z-Mobile”, të premten. Shuma e transferuar ka shmangur bllokimin e llogarive dhe është vetëm një nga këstet e borxhit prej afro 17 milionë eurosh që ndërmarrja publike i detyrohet operatorit virtual të telefonisë mobile.

Kryerjen e pagesës e ka konfirmuar për KTV-në ushtruesi i detyrës së kryeshefit, Zeqir Kiqina, por se, sipas tij, shkaku i kësaj pagese nuk kanë arritur që të paguajnë një pjesë të pagave për punëtorët.