Arbëri

Më pak se 5200 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, autoritetet e konsiderojnë të qetë situatën

Më pak se 5200 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, autoritetet e konsiderojnë të qetë situatën
 

Më pak se 10 për qind të të gjitha rasteve pozitive me COVID-19 të regjistruara deri tash në Kosovë, janë raste aktive. Saktësisht 5164 është numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, nga 55 mijë e 135 rastet e regjistruara deri tash, sipas të dhënave të së premtes së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Pavarësisht kësaj shifre, autoritetet në Kosovë konsiderojnë se situata është qetësuar pas një vale me rritje të rasteve të reja pozitive. Pas njoftimit për lehtësim të masave, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se “me situatën aktuale Kosova rangohet me numrin më të vogël të vendeve për numrin e të infektuarve, por edhe të vdekjeve”.