Arbëri

Kosova bëhet me frigoriferë për ruajtjen e vaksinës anti-COVID

Descriptive Text

Në Kosovë janë sjellë frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti-COVID, që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në -86 gradë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se tashmë janë të gatshëm edhe për pranimin e vaksinave.

“Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë”, ka shkruar në Facebook.

Ndërkohë, shtoi se është përgatitur strategjia për vaksinim dhe distribuim të saj.