Arbëri

BE-ja i ndan Kosovës 11.8 milionë euro për grupet e cenueshme gjatë pandemisë

BE-ja i ndan Kosovës 11.8 milionë euro për grupet e cenueshme gjatë pandemisë
 

(Kosovapress) - Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Sunjog, nënshkroi sot tri projekte me vlerë prej 11.8 milionë euro që sigurojnë mbrojtje sociale për grupet e cenueshme në Kosovë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Projektet do të sigurojnë mbështetje emergjente, mbrojtje sociale dhe rimëkëmbje të shpejtë socio-ekonomike për grupet më të cenueshme, veçanërisht për fëmijët dhe gratë. Këtu përfshihet një skemë e ndihmës emergjente për adresimin e nevojave bazë të 8,000 familjeve që jetojnë në varfëri, duke përfshirë familje që u përkasin grupeve të pakicave ose që nuk janë të regjistruara zyrtarisht.