Arbëri

Rukiqi: Blerja e vaksinave anti-Covid duhet bërë me fond tjetër, jo nga Pakoja e Rimëkëmbjes

Descriptive Text

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se Qeveria duhej blerë vaksinat anti-Covid përmes një fondi tjetër të ndarë dhe jo nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Ai ka deklaruar tutje se shuma prej 6.5 milionë eurosh për t’u dalur në ndihmë bizneseve është shumë e vogël për t’i plotësuar dëmet e shkaktuara nga pandemia.

“6,5 milionë është shumë jashtëzakonisht e vogël dhe ne do të kërkojmë nga Qeveria ta ndryshojë komplet këtë. Supozojmë se me 60 milionë euro që kanë qenë të ndara herën e kaluar bizneset kanë përfituar mesatarisht nga 290 e tash do të jetë shumë jashtëzakonisht e vogël. Nuk e di si do tu shpërndahet kjo shumë të gjitha bizneseve që kanë nevojë dhe që kanë pritur një infuzion nga ana e Qeverisë”, është shprehur Rukiqi të premten.

Sa i përket ndryshimit të masave anti-Covid sot nga Qeveria, Rukiqi tha se do të duhej të kufizohej ora policore duke ua mundësuar bizneseve funksionimin deri në ora 23:00.

Ai ka shtuar se si OEK presin që pas pandemisë të bëhet rritja e investimeve në disa sektorë dhe se fokusi do të jetë tek diplomacia ekonomike.