Arbëri

Haradinaj fton në debat publik Osmanin

Haradinaj fton në debat publik Osmanin
 

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që po synon të marrë postin e presidentit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka kërkuar debat televiziv me Vjosa Osmanin, kandidaten për presidente nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të nderuar qytetarë, më 14 shkurt ju do të vendosni kush do të udhëheqë në Kosovë, jo vetëm me parlamentin, qeverinë dhe kryeministrin, por edhe presidentin e vendit. Tani, pos kandidaturës sime të shpallur kohë më përpara, kemi edhe kandidaturën e zonjës Vjosa Osmani, që kur t’ju tregojë ju se si do ta ruajmë Kosovën tonë, të paprekshme, që do ta angazhojmë Kosovën tonë në NATO, BE, OKB, dhe si do të ndihmojmë që Kosova të fuqizohet në planin e brendshëm dhe të jashtëm, e ftoj kandidaten, Vjosa Osmani, në një debat televiziv dhe e mirëpres këtë mundësi që të debatojmë së bashku për ju”, ka thënë ai në një video të publikuar në Facebook.