Arbëri

D4D kërkon nga partitë të demonstrohet frymë demokratike në zgjedhjet e 14 shkurtit

D4D kërkon nga partitë të demonstrohet frymë demokratike në zgjedhjet e 14 shkurtit
 

Instituti Demokraci për Zhvillim D4D u është drejtuar subjekteve politike me një letër të hapur ku kërkon të demonstrohet frymë demokratike dhe gjithëpërfshirëse në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Disa prej kërkesave kryesore të këtij Instituti drejtuar subjekteve politike janë rritja e përfshirjes së grave në listat zgjedhore për kriterit minimal, përfshirjen e grave në trupat menaxhues zgjedhor, ofrimi i hapësirës së denjë dhe të garantuar në përfshirje të barabartë në fushatë zgjedhore dhe debate televizive dhe respektimin e masave mbrojtëse kundër përhapjes së virusit Covid-19.