Arbëri

Hoti: Do të jetë vështirë që të kompensohen të gjitha dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Hoti: Do të jetë vështirë që të kompensohen të gjitha dëmet e shkaktuara nga vërshimet
 

Prishtinë, 14 janar (KosovaPress) - Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, gjatë takimit sot me kryetarët e komunave, pas vërshimeve të ditëve të fundit, tha se do të themelojnë një fond emergjent nga rezervat shtetërore për t’iu dal në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet.

Hoti deklaroi se dëmet nga këto vërshime janë shumë të mëdha dhe se do të jetë vështirë për buxhetin e komunave dhe të qeverisë që të kompensohen të gjitha ato dëme.