Arbëri

Kastrati: Për shkak të vërshimeve janë prishur tetë ura e janë dëmtuar shumë rrugë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka folur në Interaktiv për gjendjen e komunës pas reshjeve të cilat shkaktuan vërshime.

Ai ka thënë se edhe pse reshjet kanë qenë pak më të vogla në Kamenicë, për shkak të specifikave dëmet janë shumë të mëdha.

Sipas tij deri tash janë 8 ura të dëmtuara dhe dëmtime të rrugëve.

"Sipas specifikave gjeografike të Kamenicës më shumë është dëmtuar infrastruktura sesa shtëpitë e qytetarëve. Jemi munduar të shohim sesi me kapacitetet e tona po ja dalin, por sipas një analize mbrëmë vonë është kuptuar se duhet të shpallet gjendje emergjente sepse pasur ende qytetarë që kanë kërkuar ndihmë”, ka thënë ai.