Arbëri

Hoti i sheh konkurrentët e LDK-së si kundërshtarë të Kosovës

Hoti i sheh konkurrentët e LDK-së si kundërshtarë të Kosovës
 

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kundërshtarët politikë të LDK-së janë kundërshtarë të Kosovës.

Ai gjatë një takimi me strukturat e LDK-së në Mitrovicë ka thënë se fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë shumë e ashpër, pasi sipas tij, rivalët e partisë prijës i listës zgjedhore të së cilës do të jetë ai, janë kundërshtarë të çdo gjëje që është arritur për 20 vjet në Kosovë.