Arbëri

Në Shqipëri, katër të vdekur e 707 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur të mërkurën se në 24 orët e fundit në këtë vend, kanë vdekur katër persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar edhe 707 raste të reja pozitive.

Rastet e reja kanë dal nga kryerja e 3.307 mostrave të dyshimta, ndërkohë që numri më i madh i tyre ka rezultuar pozitiv në Tiranë – 267.

Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 65.334, kurse i të vdekurve në 1.256.

Raste aktive, sipas MSH të Shqipërisë, janë 25.218.