Arbëri

Vendimi i KQZ-së për konfirmimin e votës po cilësohet i papranueshëm

Vendimi i KQZ-së për konfirmimin e votës po cilësohet i papranueshëm
 

Të panevojshëm e kanë cilësuar diaspora, vendimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ-ja gjatë së hënës ka marrë vendim që të telefonojë të gjithë ata që aplikojnë jashtë vendit për votim në zgjedhjet e 14 shkurtit për verifikim. Sipas këtij vendimi, ata që nuk lajmërohen në telefon, humbin të drejtën e votës.